top of page

Pronari i lokalit s*ulmohet nga tre persona të paidentifikuar

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomare, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar.


Sipas informacioneve paraprake, pronari i një bar-restoranti është goditur fizikisht, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.


Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Vlorë, ku në momentin e incidentit ndodheshin qytetarë dhe turistë të shumtë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim.


Kanë qenë familjarët dhe personat e pranishëm që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, që ka tronditur një zonë kaq të populluar të qytetit bregdetar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page