top of page

Protesta e veçantë në Zvezdë, banorët denoncojnë punimet e dobëta për ujësjellësin

  • Aug 10, 2025
  • 1 min read

Si rrallë ndonjëherë banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit kanë bërë një protestë të veçantë, kundër cilësisë së dobët, sipas tyre, të punimeve me të cilën po shtrohen tubat e ujësjellësit të ri të fshatit.


Në kushtet kur punimet nuk po këqyren nga asnjë zyrtar i pushtetit lokal, ata kanë vendosur të protestojnë vetë si për cilësinë e punimeve ashtu edhe për mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza.


Deri më tani shqetësimet e ngritura nga banorët e Zvezdës nuk janë marrë parasysh nga pushteti lokal dhe as nga kryeplaku, i cili sipas tyre emërohet nga bashkia e Maliqit pa dijeninë e banorëve të zonës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page