top of page

“Pse janë kaq të shëmtuar?”/ Ben Blushi shpërthen ndaj filmave të rinj shqiptarë

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Nga Ben Blushi

Edhe për arsye personale e kam dashur shumë Kinostudion. Me gjithë kufizimet ideologjike, ajo na argëtoi për 50 vjet. Edhe filmat e dobët të asaj kohe kishin një justifikim: komunizmi nuk i lejonte regjisorët të krijonin vepra më të guximshme.


Me shpresë se do të shikoja një kinema të re, shkova këto ditë në Festivalin e Filmit dhe u habita. Shumica e filmave të rinj shqiptarë vazhdojnë të xhirohen në fshat. Rrugë të dëmtuara, furgona të vjetër, kafene, raki, cigare, njerëz të zymtë dhe një atmosferë dëshpëruese duket se janë bërë dekor i përhershëm.


Nuk kuptoj pse regjisorët e sotëm e duan kaq shumë fshatin. Ndoshta mendojnë se shkatërrimi, shëmtia dhe varfëria shiten më shumë në Perëndim. E kanë gabim.

Kinemaja më e madhe botërore është kryesisht urbane.


Filmat e mëdhenj kanë sjellë qytetin, aventurën, aksionin, dashurinë dhe jetën e natës në ekran. Ndërsa në filmat e rinj shqiptarë mungojnë pikërisht këto. Tirana shfaqet rrallë, ndërsa qyteti modern, hotelet, rrugët, lokalet, të rinjtë dhe jeta e përditshme pothuajse nuk ekzistojnë.


Edhe personazhet duket sikur janë krijuar për t’u shëmtuar. Aktorët plaken, rrudhen dhe vishen keq, ndërsa gratë rrallë shfaqen të bukura, elegante apo të sigurta në vetvete.


Dashuria dhe marrëdhëniet njerëzore paraqiten shpesh në mënyrë të zymtë dhe të rënduar.


Një pjesë tjetër e kritikës lidhet me praninë e aktorëve kosovarë në këto filma. Sipas Blushit, shumë prej tyre interpretojnë role fshatarësh shqiptarë dhe kjo i jep kinemasë së re një atmosferë edhe më të zymtë. Ai e quan këtë “kosovarizim” të filmit një dështim, ndryshe nga ndikimi i Kosovës në muzikën shqiptare.


Në fund, Blushi kritikon edhe mënyrën e financimit të filmave, duke argumentuar se regjisorët duket se konkurrojnë më shumë për fondet publike sesa për publikun dhe biletat e kinemasë.


Ai e mbyll me një sfidë për regjisorët e rinj: shqiptarët, sipas tij, duhet të dëshmojnë se dinë të bëjnë jo vetëm futboll dhe verë, por edhe kinema.

“KORÇA BOOM”


bottom of page