Tragjedi e rëndë/ Autobusi me nxënës bie në humnerë, 21 të vd*kur dhe disa të plagosur
- 3 hours ago
- 1 min read
Një autobus me nxënës është rrëzuar në një terren të thepisur në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër, duke shkaktuar të paktën 21 viktima dhe disa të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin ndërmjet Chã das Caldeiras dhe Campanas de Cima, në pjesën veriore të bashkisë São Filipe. Për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, autobusi humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u rrëzua rreth 30 metra poshtë shpatit.
Fillimisht u raportua për 10 viktima, por presidenti José Maria Neves konfirmoi më pas se bilanci kishte shkuar në 21 të vdekur. Mes viktimave është edhe drejtuesi i autobusit.
Sipas mediave vendase, shumica e viktimave ishin të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga zonat Curral Grande dhe Ponta Verde.
Institucionet arsimore kanë sqaruar se aktiviteti nuk ishte organizuar nga shkollat, por bëhej fjalë për një ekskursion privat që shoferi e zhvillonte çdo vit për nxënësit që transportonte gjatë periudhës mësimore.
Forcat e emergjencës vijojnë operacionet për nxjerrjen e personave nga zona e aksidentit, ndërsa puna po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të pjerrët dhe aksesit të kufizuar.
“KORÇA BOOM”
















