top of page

Pse topi i basketbollit është portokalli? Arsyeja do t’ju surprizojë

  • Aug 14
  • 1 min read

Ngjyra portokalli e topit të basketbollit nuk ka qenë gjithmonë pjesë e këtij sporti. Topat e parë ishin kafe të errët, prej lëkure dhe me lidhëse, duke e bërë jo vetëm të vështirë kontrollin e tyre, por edhe shikimin e topit gjatë aksionit.


Basketbolli u shpik në vitin 1891 nga James Naismith, mësues i edukimit fizik në YMCA në Springfield, Massachusetts. Në fillim përdorej një top futbolli, ndërsa vetëm dy vite më vonë u krijua topi i parë i posaçëm për basketboll.


Me kalimin e viteve, topat u përmirësuan dhe lidhëset u zhdukën. Në vitin 1949 u standardizuan përmasat dhe pesha, por topat vazhdonin të ishin në ngjyrë kafe të errët.


Ndryshimi i madh erdhi në vitet 1950 nga Paul “Tony” Hinkle, trajneri i basketbollit të Butler University. Ai vuri re se topi kaf ishte i vështirë për t'u dalluar, veçanërisht në ritmin e shpejtë të lojës dhe nga tifozët në tribuna.


Zgjidhja ishte e thjeshtë: një ngjyrë portokalli e ndezur.


Ngjyra e re e bënte topin shumë më të dukshëm në fushë, për lojtarët, arbitrat dhe spektatorët. Ideja u përhap shpejt dhe topi portokalli u bë standardi i basketbollit.


Pra, topi i basketbollit është portokalli jo për arsye estetike, por sepse kjo ngjyrë e bën shumë më të lehtë për t'u parë dhe ndjekur gjatë lojës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page