top of page

Publikohen notat e provimit të Letërsisë, maturantët më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 20
  • 1 min read

Ministria e Arsimit ka njoftuar sot publikimin e notave të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2025, Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.


Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.


Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj.Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe në 17 i matematikës. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.



“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page