Publikoi në internet 111 foto dhe video me përmbajtje të turpshme, Prokuroria dërgon për gjykim një person
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një person të akuzuar se ka shpërndarë dhe ruajtur materiale me përmbajtje seksuale me të mitur në disa platforma të rrjeteve sociale.
Sipas prokurorisë, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.M., i cili, sipas hetimeve, ka shpërndarë në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në platformat si: “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com”.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka miratuar kontrollin personal dhe të banesës së të dyshuarit, si dhe sekuestrimin e dy aparateve celularë “smartphone”, duke lejuar edhe aksesin për kontrollin e të dhënave të ruajtura në to.
Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike e pajisjeve të sekuestruara janë zbuluar 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, në moshë 10–12 vjeç.
Sipas hetimeve, materialet ishin siguruar nga burime të ndryshme, përfshirë komunikime “chat”, navigim në internet si dhe përmes aplikacionit “Telegram”, nga ku dyshohet se janë shkarkuar pjesa më e madhe e tyre./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















