Punonjësi 57-vjeçar humb jetën gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale Shkelja e Rregullave të Mbrojtjes në Punë.
Punonjësi që humbi jetën është shtetasi Sh. M., 57 vjeç. Ngjarja ndodhi gjatë kryerjes së punimeve në shkollën e fshatit Polis, dhe si pasojë e rënies nga lartësia, shtetasi Sh. M. ndërroi jetë në vendngjarje.
Policia njofton se veprimet procedurale vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
"KORCA BOOM"



















