Përdorte lokalin për baste sportive, procedohet 40-vjeçari. Ngjarje edhe në Kolonjë. Ja komunikata e policisë!
- 23 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila kishte caktuar për 39-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. K., 40 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në lokalin e tij, gjatë kontrollit të celularit që posedonte iu gjet një faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në fshatin Gostivisht, Kolonjë, pasi në pedonalen e qytetit të Ersekës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin E. Q., 18 vjeç, banues në Ersekë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















