Përplasje e fortë mes tre automjeteve, mes të lënduarve edhe një polic
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident me disa automjete ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin nacional Shkodër–Tiranë, duke shkaktuar lëndime tek disa persona, mes tyre edhe një efektiv i Policisë së Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Personat e lënduar janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak se ndër të plagosurit ndodhet edhe një punonjës policie, hetimet nuk po kryhen nga strukturat e policisë rrugore, por janë marrë në dorë nga Prokuroria e Shkodrës. Kjo e fundit pritet të analizojë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe për përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira.
"KORCA BOOM"



















