top of page

Përvetësim dhe shitje e dyshimtë e 8 kompjuterëve, 5 prej tyre sekuestrohen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 42 minutes ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për dy shtetas, njëri nga Tirana dhe tjetra nga Korça.


Në hetim janë shtetasit Xh. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. K., 57 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi ndaj tyre ka nisur pas kallëzimit të bërë nga administratori i një subjekti tregtar, i cili ka deklaruar se 25-vjeçari, i punësuar si përgjegjës në këtë subjekt, ka përvetësuar një shumë parash dhe ka mashtruar në lidhje me shitjen e 8 njësive kompjuterike.


Sipas kallëzimit, këto kompjuterë janë shitur te një subjekt i administruar nga shtetasja 57-vjeçare. Si pjesë e hetimit, 5 nga këto njësi kompjuterike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page