Qendra tregtare në alarm, qytetarët largohen me nxitim
- 6 days ago
- 1 min read
Një alarm për bombë është raportuar në qendrën tregtare “Toptani Shopping Center”, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe evakuimin e të gjithë qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve.
Objekti është boshatisur plotësisht nga klientët dhe stafi, ndërsa brenda tij ndodhen vetëm forcat e policisë, të cilat po kryejnë kontrolle të imtësishme me qen të trajnuar për të verifikuar vërtetësinë e alarmit.
Sipas informacioneve paraprake, ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare ai që ka ngritur alarmin, pasi ka marrë një email ku paralajmërohej për një sulm të mundshëm me bombë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të situatës, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me rezultatin e kontrolleve.
“KORÇA BOOM”
















