"Rama e Berisha luftohen nga jashtë, pastaj nga brenda", Kokalari zbulon ‘strategjinë’
- Korca Boom
- Aug 10, 2025
- 1 min read
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari nuk ndalet, teksa në rrjetet sociale, paralajmëron se luftën e ka si me Sali Berishën, ashtu edhe me Edi Ramën.
Ndërsa 4 vite më parë u shfaq si një mbështetëse e zjarrtë e Sali Berishës, në atë kohë me statusin e ish-Kryeministrit që synonte të merrte nën kontroll Partinë Demokratike, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, Kokalari morri pjesë në pothuajse të gjitha takimet e Berishës me militantët demokratë, sikundër edhe në Kuvendin e Rithemelimit të PD-së, duke qenë edhe një nga 29 emrat e komisionit nismëtar.
Më pas, pati një përplasje të fortë mes Kokalarit dhe disa grupimeve në PD me akuza për manipulime të zgjedhjeve të brendshme, që hera herës kalonin në fyerje personale.
Ndoshta ky ka qenë momenti kur nga një mbështetëse, Kokalari u kthye në një kundërshtare të ashpër të Berishës, madje së fundmi i ka kërkuar të dorëzojë edhe vulën e logon e PD-së.
Por në një nga postimet e fundit, Kokalari ka deklaruar se luftën e ka me dy persona, duke përmendur emrat e Berishës dhe Ramës. Dhe madje ajo paralajmëron se këtë luftë po e bën jashtë, pasi nga brenda nuk mund të arrihen rezultate. Kokalari nuk zbulon detaje se si po e zhvillon këtë luftë, por duket se ajo mund të shfrytëzojë çdo lidhje që ka me administratën Trump.
“Lufta momentalisht është vetëm me dy persona:
1 - Sali Berisha
2 - Edi Rama
Nëse ju mendoni që kjo luftë bëhet nga Shqipëria, s'di çfarë t'ju them.
Kjo luftë bëhet njëherë nga jashtë, pastaj nga brenda”, shkruan Kokalari./ PAMFLETI
“KORÇA BOOM”



















