top of page

Regjistrimet në universitete, raundi i dytë hapet sot – ja çfarë duhet të dini

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 29, 2025
  • 1 min read

Këtë të hënë ka nisur zyrtarisht raundi i dytë i regjistrimeve në universitete për maturantët e këtij viti. Aplikantët kanë në dispozicion vetëm 48 orë për të dorëzuar dokumentet dhe për të përfunduar procesin e regjistrimit në programet e studimit.


Nga dita e hënë deri të mërkurën, maturantët kanë mundësi të regjistrohen për herë të parë, nëse janë përzgjedhur në raundin e dytë, ose të ndryshojnë degën e përzgjedhur më herët.


Dokumentet e nevojshme dorëzohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.

Sipas të dhënave të fundit, është vërejtur një rritje e interesit për degët që lidhen me Shkencat e Natyrës, krahasuar me një vit më parë. Dekania e këtij fakulteti, Eglantina Kalluci, ka theksuar se maturantët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt programeve që lidhen me teknologjinë, informatikën dhe zhvillimet globale, duke ndjekur kërkesat e tregut të punës.


Universitetet kanë publikuar listat me kuotat e mbetura, ndaj maturantët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos humbasin afatin për regjistrim, i cili përfundon të mërkurën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page