top of page

Reshje dëbore dhe temperatura dimërore/ Ja si parashikohet moti për sot, e premte, 9 janar 2026!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Moti i paqëndrueshëm vijon edhe sot, 9 janar 2026, në të gjithë vendin, me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore në disa zona.


Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të paradites dhe mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat e qendrës dhe jugut reshjet herë pas here mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites, reshjet do të dobësohen gradualisht dhe do të mbeten të izoluara.


Në zonat malore, veçanërisht në Alpe, parashikohen reshje bore me intensitet mesatar, lokalisht edhe të lartë. Në verilindje dhe lindje, reshjet e dëborës priten në lartësitë mbi 100–200 metra, ndërsa në juglindje mbi 300–400 metra. Në pjesën tjetër të vendit, në zonat mbi 500 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë kryesisht në formën e dëborës së dobët.


Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 8–10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet, duke arritur deri në 16–18 m/s.


Në det parashikohet valëzim i forcës 3 ballë, lokalisht 4 ballë në brigjet e hapura.


Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe ato të prekura nga reshjet e shumta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page