Reshjet e dëborës në Qafë Thanë/ Qarkullimi rrugor pa probleme, por apelohet kujdesi
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit. Sipas të dhënave deri më tani në këtë zonë trashësia e dëborës i ka kaluar më shumë se 5 cm.
Mjetet borëpastruese janë në terren prej nisjes së saj për pastrimin e rrugës dhe hedhjes së kripës e skorjes.
Deri më tani qarkullimi në këtë segment rrugor paraqitet pa probleme megjithatë apelohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes, në disa raste edhe manovrat e rrezikshme.
Gjatë natës në këtë zonë temperaturat janë ulur deri në -6 gradë, ndërsa edhe këtë mëngjes temperaturat vijojnë të jenë të ulta.
Reshje dëbore ka në të gjitha zonat në lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit.
“KORÇA BOOM”



















