Revolucion te Pogradeci kampion, largohen të gjitha lojtaret e huaja
- 4 days ago
- 1 min read
Me mbylljen e kampionatit dhe fitimin e titullit kampion, te Pogradeci në volejboll femra pritet të ketë zhvillime interesante për sezonin e ri.
Sipas informacioneve, të gjitha lojtaret e huaja janë larguar nga skuadra dhe duket se nuk do të jenë pjesë e planeve të trajnerit Besnik Lisha.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj lëvizjeje, por gjithçka të çon te ideja se drejtuesit dhe stafi teknik po synojnë një riformatim të ekipit, pavarësisht suksesit të arritur këtë sezon.
Kontratat e lojtareve të huaja kanë përfunduar dhe, pas fitimit të titullit kampion, ato duket se po kërkojnë të sigurojnë marrëveshje në kampionate të tjera, siç ka ndodhur shpesh edhe më parë.
Megjithatë, te pogradecaret puna për sezonin e ardhshëm pritet të nisë shumë shpejt. Skuadra do të riformohet në javët në vijim dhe do të fillojë përgatitjet me synimin për të mbrojtur titullin, ndërsa nuk përjashtohet afrimi i lojtareve të reja të huaja për të forcuar grupin.
“KORÇA BOOM”
















