top of page

Roelia Paramoni 12-vjeçarja që po shkëlqen në Korçë/ Stërvitet me djemtë e Skënderbeut U-13

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Sigurisht që në Korçë përveç talenteve të shumtë djem në lojën e futbollit që janë pjesë e Akademisë së Skënderbeut, spikasin edhe vajzat. Edhe pse Skënderbeu nuk ka një ekip futbolli për femra, vajzat janë të shumta, madje stërviten edhe me djemtë.


E tillë është Roelia Paramoni 12-vjeçarja që ka vite të tëra që merret me futboll dhe është padiskutim e apasionuar maksimalisht për lojën e këmbës.


Roelia, vajza e datëlindjes 2014 stërvitet për momentin me Skënderbeun U-13 skuadër që drejtohet nga Ligoraq Tiko. I bën të gjitha rolet në fushë dhe për momentin është në repartin e mbrojtjes, ndërkohë që talenti i saj duket se është i madh dhe ëndërron që në të ardhmen të bëhet dikushi.


Duke u stërvitur me djemtë lufton njësoj me bashkëmoshatarët e saj edhe pse është vajzë, ndërkohë që e gjen çdo ditë në fushat e futbollit, teksa nuk ka ndërmend që të ndalet edhe pse është në moshë kaq të vogël.


Nga Korça kanë dalë shumë vajza futbolliste dhe sot luajnë me ekipe të tjera, ndërkohë që Roelia ka ëndërr të bëhet një futbolliste e madhe. Pasioni është “arma” e saj më e fortë dhe sot po sjellim profilin e kësaj vajze të vogël korçare, por që nesë përse jot ë mos e shohim edhe me kombëtaren.


Bravo dhe suksese Roelia!

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page