top of page

Rrahën një 24-vjeçar në mes të fshatit, në pranga babë e bir

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 25 minutes ago
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, babë e bir, pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Pocestë.


Në pranga kanë rënë shtetasit V. L., i njohur edhe me emrin B. L., 50 vjeç, dhe djali i tij S. L., 23 vjeç. Të dy janë banorë të fshatit Pocestë dhe dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 24-vjeçari, për motive të dobëta.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page