Rrjet d*roge goditet, dyshohen dy shqiptarë dhe sekuestrime të mëdha
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Policia italiane në Bolonjë ka goditur një rast të trafikut të drogës, duke arrestuar një çift shqiptarësh të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet.
Aksioni u zhvillua në parkingun e një supermarketi në “Via Massarenti”. Çifti u shfaq nervoz, dhe kjo nxiti oficerët të kryenin një kontroll fizik ndaj tyre dhe në mjetin me të cilin po lëviznin.
Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi totale prej 20 kg marijuanë dhe hashash. Makina rezultoi e regjistruar në emër të një italiani, i cili kishte qenë i arrestuar më parë në një operacion të lidhur me drogën.
Sipas burimeve, disa javë më parë, një person tjetër u gjet në një skuter të regjistruar në emër të burrit të çiftit dhe u kap duke transportuar dhe poseduar 13 kg marijuanë në shtëpi.
"KORCA BOOM"



















