Rruga e ‘florinjtë’ shembet sërish/ Aksi Qukës–Qafë Plloçë bllokohet nga rrëshqitja e gurëve
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment rrugor.
Edhe pse ka kushtuar 260 mln euro, “aks i florinjtë” i Belinda Ballukut përballet me problematika herë pas here.
Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.
Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera.
“KORÇA BOOM”



















