top of page

Seanca ndaj ish-Presidentit Metës, shtyrje për shkak të mungesës së avokatit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 25, 2025
  • 1 min read

Sot, më 25 shtator 2025, në orën 11:00, ishte parashikuar të zhvillohej seanca e parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-presidentit Ilir Meta.


Seanca do të drejtohej nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pritej të vendoste nëse çështja ndaj Metës do të kalojë për gjykim ose jo.


Megjithatë, seanca nuk është zhvilluar, pasi avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje. Avokati ndodhet jashtë vendit për një ndërhyrje kirurgjikale, çka ka bërë që seanca e sotme të mos mbahet dhe të shtyhet për një datë tjetër.


Në pritje të përcaktimit të datës së re, mbetet për t’u parë se si do të vijojë procedura gjyqësore ndaj ish-presidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page