top of page

Sekuestrohet mjeti dhe nafta: Tentativë kontrabande në kufi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që i nënshtrohen akcizës, në kuadër të masave të shtuara gjatë sezonit veror për parandalimin e krimeve ndërkufitare.


Gjatë kontrollit rutinë, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh. është kaluar në vijën e dytë për verifikime të mëtejshme. Gjatë kontrollit, në mjet u konstatua një depozitë rezervë që përmbante një sasi nafte, për të cilën drejtuesi nuk posedonte asnjë dokument shoqërues apo faturë blerjeje.


Policia procedoi me sekuestrimin e automjetit dhe të lëndës djegëse, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me dyshimin për veprën penale të kontrabandës me mallra akcize.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page