top of page

Sfida vendimtare për Superioren, FSHF publikon datën dhe orarin e duelit Teuta-Pogradeci

  • May 11
  • 1 min read

Teuta dhe Pogradeci do të jenë dy skuadrat të cilat do të diskutojnë mes tyre se cila do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm dhe cila do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.


Teuta e përfundoi sezonin e rregullt në Superiore në vendin e 8 dhe do të jetë e detyruar që të mbrojë vendin e saj në elitë. Ndërsa Pogradeci u kualifikua falë play-off të Kategorisë së Parë, teksa mundi fillimisht Kastriotin e më pas Besën në rrugëtimin e saj drejt kësaj ndeshje.


FSHF ka bërë të ditur se ndeshja do të luhet të shtunën, datë 16 maj, në orën 16;00, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit./ PanoramaSport

“KORÇA BOOM”


bottom of page