top of page

SHBA hap “rubinetin” e naftës iraniane, 140 milionë fuçi drejt tregut

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të lehtësojnë përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane që ndodhet aktualisht në det të hapur, duke synuar stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.


Sipas Departamenti i Thesarit i SHBA-së, autorizimi do të jetë i vlefshëm për një periudhë 30-ditore dhe do të lejojë shitjen e kësaj sasie nafte në shumicën e tregjeve globale.


Vlerësohet se rreth 140 milionë fuçi naftë do të hyjnë në qarkullim, një lëvizje që synon të rrisë ofertën dhe të mbajë nën kontroll rritjen e çmimeve të karburanteve.


Ky vendim vjen në një moment kur tregjet energjetike janë nën presion për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe luhatjeve të forta të çmimeve të naftës, duke shtuar shqetësimet për ndikimin në ekonominë globale.


Ekspertët vlerësojnë se kjo ndërhyrje mund të ketë efekt të menjëhershëm në stabilizimin e tregut, megjithëse mbetet për t’u parë ndikimi afatgjatë pas përfundimit të periudhës 30-ditore.

"KORCA BOOM"


bottom of page