Sherr masiv mes të rinjve në Korçë, përfshihen edhe të mitur
- Feb 27
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj pesë shtetasve madhorë dhe pesë të miturve, pas një konflikti fizik të regjistruar në lagjen nr. 7 të qytetit.
Sipas të dhënave zyrtare, në konflikt janë përfshirë shtetasit M. A., 18 vjeç, F. V., 18 vjeç, Dh. J., 23 vjeç, Th. K., 18 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, si edhe pesë të mitur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa përplasja mes të rinjve ka prishur qetësinë publike në zonë.
Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, dy prej të miturve u kapën me nga një përforcuese grushti. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësitë individuale të secilit prej të përfshirëve.
"KORCA BOOM"
















