top of page

"Sherr për motive të dobëta", reagon policia për plagosjen në Korçë: Dy persona në spital, janë jashtë rrezikut për jetën! Tre autorë të dyshuar janë shoqëruar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme në Korçë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, në ambientet e një lokali. Gjatë sherrit, dy shtetas, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Ata u transportuan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe shoqëruan në Komisariat tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë të plagosjes: Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


Njoftimi i policisë:


Korçë/Informacion paraprak


Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page