Sherri për një kalë përfundon tragjikisht, autori K. M në arrati
- Korca Boom
- 23 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kalanë e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë pas një konflikti të çastit.
Autori i dyshuar është identifikuar si Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, i cili pas krimit është larguar dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Burimet hetimore bëjnë me dije se sherri ka nisur për një kalë që autori ofronte për xhiro turistësh në zonën historike të kalasë. Debati banal degjeneroi në përplasje fizike dhe më pas në vrasje me thikë.
Sipas informacioneve, Kristo Mema ka precedentë penalë në Greqi, ku është dënuar për një tjetër vrasje me thikë. Policia e Beratit ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon ndjekjen për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















