top of page

Shkarkim "bombë" në fundin e sezonit, trajneri largohet 4 javë para fundit

  • Apr 8
  • 1 min read

Një zhvillim i papritur ka tronditur radhët e Luftëtarit, teksa klubi gjirokastrit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli vetëm katër javë përpara përfundimit të kampionatit në Kategorinë e Parë.


Vendimi vjen pas humbjes së fundit në shtëpi përballë Besës me rezultatin 2-3, një disfatë që ka rënduar edhe më shumë situatën e ekipit në renditje. Luftëtari aktualisht mban vendin e fundit me 22 pikë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë objektivin për mbijetesë.


Sipas burimeve drejtuesit e klubit kanë vendosur që timonin e skuadrës t’ia besojnë Neritan Novit, i cili pritet të marrë menjëherë drejtimin në këtë moment kritik të sezonit.


Kujtojmë se Devolli kishte marrë drejtimin e Luftëtarit pas largimit nga Kukësi, duke zëvendësuar në atë kohë trajnerin Besmir Shabani. Megjithatë, aventura e tij në stolin gjirokastrit rezultoi e shkurtër, pa arritur të ndryshojë ecurinë e skuadrës.


Tashmë, të gjitha shpresat e Luftëtarit janë përqendruar te Novi, i cili do të ketë një mision të vështirë për të shmangur rënien nga kategoria. Ndërkohë, gara për mbijetesë mbetet e hapur, ku ekipe si Kukësi, Apolonia dhe Lushnja vijojnë të luftojnë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page