top of page

Shkon të ndezë një qiri, makina i përfshihet nga flakët

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë, në Kolonjë.


Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se kishte hyrë në ambientet e teqesë për të ndezur një qiri dhe, në ato momente, automjeti i tij është përfshirë nga flakët.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në zonën përreth.


Pavarësisht ndërhyrjes, mjeti është djegur totalisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.


Nga ana e policisë po kryhen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page