Shkëlqen i ish-mbrojtësi i Skënderbeut/ Shënon edhe gol me fanelën e...
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Në një ndeshje të vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës, Drita ka fituar në shtëpi ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Sfida u zhvillua në stadiumin e Gjilanit dhe solli emocione për tifozët vendas.
Golin e parë për kampionët e Kosovës e shënoi ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi, në minutën e 26-të. Vetëm tre minuta më vonë, Ovouka vulosi rezultatin përfundimtar 2-0, duke siguruar tre pikët e rëndësishme për ekipin e tij.
Fitorja e Dritës e ngjit skuadrën në vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara, duke shfaqur një rikuperim të mirë në renditje. Në krahun tjetër, Prishtina mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, duke humbur mundësinë për të afruar diferencën nga kryesuesit.
Ky sukses i Dritës shënon një hap të rëndësishëm në garën për titull dhe tregon se skuadra nga Gjilani po rikthehet me forcë në luftën për vendet e larta të Superligës.
"KORCA BOOM"



















