Shmangia fatale – përplasje mes autobusit dhe kamionit, shumë të plagosur
- Korca Boom
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate, ku janë përfshirë një autobus me pasagjerë nga Kosova dhe një kamion. Në momentin e përplasjes, në autobus ndodheshin 41 pasagjerë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbetur të plagosur, dy në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen në çastet e fundit duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Përplasja me kamionin, i cili drejtohej nga një shtetas polak, ka qenë e pashmangshme.
Autoritetet konfirmojnë se nuk është raportuar për ndonjë defekt teknik në ndonjërin prej mjeteve. Hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.
Fotot e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë se autobusi ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme, ndërsa kamioni ka marrë dëmtime të konsiderueshme.
“KORÇA BOOM”



















