top of page

Shoqata ‘Thinjat’ kundër qeverisë: Pensionet e disa viteve të punës mund të anullohen

  • Mar 23
  • 1 min read

Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një betejë ligjore ndaj qeverisë, duke kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese disa dispozita kyçe të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punës për efekt pensioni.

Kërkesa-padi u depozitua më 17 mars dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila është caktuar si relatorja e çështjes.


Në thelb të padisë qëndron mënyra se si ligji trajton vitet e punës të kryera gjatë periudhës së sistemit komunist, veçanërisht për ish-punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe institucioneve publike të kohës. Sipas shoqatës, disa nene të ligjit vendosin kufizime që ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke përjashtuar ose ulur vlerën e periudhave të caktuara të punës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page