SHPRESË: Mbesa e Ardian Fezollarit, Daima niset drejt Italisë për shpëtimin e jetës
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
SHPRESË: Mbesa e Ardian Fezollarit, Daima niset drejt Italisë për shpëtimin e jetës
Pas ditësh të mbushura me ankth e lutje, më në fund vjen një rreze shprese për familjen.
Daima, vajza 1-javëshe që ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve, është nisur drejt Italisë për të kryer operacionin urgjent në zemër.
Sipas Fondacionit “Firdeus”, rasti i Daimës ishte një nga nisjet më të vështira që janë realizuar ndonjëherë. Vetëm mjekë gjermanë të specializuar për raste të rënda shëndetësore në transport pranuan të marrin përsipër udhëtimin, për shkak të gjendjes së rëndë të foshnjës.
“Ju lutemi me shpirt, bëni lutje për Daimen njëjaveshe. O Zot, të arrijë gjallë dhe të shërohet!” – është apeli i ndjerë që po qarkullon sot në rrjetet sociale, ndërsa zemrat e gjithë shqiptarëve rrahin bashkë për këtë engjëll të vogël.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Bashkia Pogradec miratoi një fond për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të operacionit, ndërsa mijëra qytetarë pogradecarë dhe nga Shqipëria, Kosova e diaspora janë bashkuar në thirrjen për ndihmë.
Lutjet dhe mbështetja e gjithsecilit sot vlejnë më shumë se kurrë.
O Zot, shëroje Daimen dhe ktheje këtë dhimbje në mrekulli.
“KORÇA BOOM”



















