Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Leskovik, lëndohet 67-vjeçari
- Korca Boom
- Aug 6, 2025
- 1 min read
Një 67-vjeçar është lënduar në banesën e tij në Leskovik, pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Dh.N. ku si pasojë e shpërthimit ai është dëmtuar.
I moshuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore ndërsa sipas njoftimit të policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim.
Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
“KORÇA BOOM”



















