Shqiptari thyen masën e arrestit shtëpiak, duke u fshehur në bagazhin e makinës së gruas! Arrestohet për herë të dytë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një shqiptar është arrestuar për herë të dytë, pasi u kap nga karabinierët italianë teksa qarkullonte duke thyer masën e arrestit shtëpiak të dhënë nga gjykata.
Por efektivët janë befasuar kur e gjetën të dyshuarin të fshehur në bagazhin e mjetit të bashkëshortes së tij, teksa po dilnin së bashku në qytet.
Gjatë një kontrolli rutinë në arrest shtëpiak, oficerët e Stacionit të Karabinierëve të Castelnuovo di Porto vunë re mungesën e 34-vjeçarit dhe partneres së tij në shtëpinë e tyre. Në këto rrethana zgjeruan kërkimet e tyre në akset rrugore dhe e gjetën atë rreth 2 km larg banesës, të ndalur dhe me një grua që drejtonte mjetin.
Pasi identifikuan shoferen, një grua italiane, partneren shqiptarit, karabinierët e Castelnuovo di Porto vendosën të kontrollonin automjetin dhe kështu e gjetën burrin të fshehur në mënyrë të çuditshme në bagazh, informon media italiane.
Shqiptari i dyshuar seriozisht për shmangie nga paraburgimi, u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë për të pritur një gjyq të shkurtuar. Gjykata rikonfirmoi masën e arrestit shtëpiak për të riun, deri në fund të procesit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















