top of page

Shqipëria përballet me Poloninë, stërvitja e fundit në vendin tonë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Polonia, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off të Botërorit 2026. Kjo ishte seanca e fundit në vendin tonë, pasi nesër kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Varshavë, ku të enjten luhet takimi historik përballë vendasve.


Në seancën e sotme, trajneri Silvinho më në fund pati në dispozicion të gjithë futbollistët, ndaj nuk ka pasur nevojë për “ndihma” nga Superiorja siç kishte ndodhur dje, kur disa lojtarë nga elita dhe nga Kategoria e Parë ishin thirrur për të plotësuar numrin e futbollistëve në stërvitje.


Të 26 futbollistët kanë nisur seancën rregullisht, duke punuar mbi taktikat specifike për duelin ndaj Polonisë, një kundërshtari që Shqipëria e njeh mirë pasi ka ndeshur shpesh në vitet e fundit, por që tashmë do të përballet në një finale të plotë dhe të vendosur.

"KORCA BOOM"


bottom of page