top of page

Si parashikohet moti për ditën e martë, qytetet me temperaturat më të larta

  • Apr 28
  • 1 min read

Temperatura deri në 28°C në ultësirë, vranësira dhe shtrëngata të izoluara në lindje dhe jug


Ditën e martë, më 28 prill, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.


Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë ditës do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të përqendrohen kryesisht në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut.


Në këto rajone, vranësirat e dendura pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Lokalisht, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.


Temperaturat pritet të jenë relativisht të larta për këtë periudhë, duke arritur deri në 28°C në disa qytete si Elbasani dhe Berati, ndërsa në zonat malore si Korça temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta, rreth 22°C.

“KORÇA BOOM”


bottom of page