SKANDAL në Fushë Krujë/ Goditen trajneri Ernest Gjoka, Nasr dhe të tjerë!
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Një lajm për tu bërë skandal ka mbërritur pak momente më parë në redaksinë tonë, teksa janë goditur përpara se të futeshin në stadium, trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, lojtari Saleh Nasr, por edhe futbollistë të tjerë.
Bruiem pranë skuadrës bëjnë me dije se dhuna erdhi nga tifozë të ndryshëm, por edhe lojtarë të ekipit vendas të Ilirisë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se dhuna ka qenë vërtet e madhe dhe tashmë pritet që menjëherë të ndërhyjë FSHF.
Ndeshja Iliria-Skënderbeu starton në orën 13:30, por kjo dhunë është e pafalshme dhe duhet ngritur alarmi, pasi ky vetëm futboll nuk është, aq më tepër pa asnjë shkak.
Ndoshta vendasit kanë dashur të bëjnë presion te Skënderbeu.
“KORÇA BOOM”



















