top of page

SKEMA/ E kishin ndarë mendjen, Ajola Xoxa krijonte OJF fiktive, Veliaj firmoste fonde dhe pagesa

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29, 2025
  • 2 min read

Updated: Jul 30, 2025

CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja hetimore e SPAK-ut për skemën merimangë të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa.


Me fakte dhe prova të përmendura në dosje, CNA ka treguar se si Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar nga skema të ndryshme korrupsioni, ku përmes firmës kryebashkiaku i Tiranës kalonte fonde dhe para në Organizatat Jofitimprurëse të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Pak më parë sollëm dhe pagesat e bëra nga Veliaj për OJF-të e Ajola Xoxës.


Ashtu siç edhe më herët e paralajmëruam, CNA po sjell detaje nga raporti qindra faqesh i SPAK-ut mbi korrupsionin e kryer nga Veliaj dhe Xoxa, ku ndeshemi me të tjera fakte.

Nga aktet kanë rezultuar të tjera detaje në lidhje me OJF “Froboulus” dhe Qendra “ACA”.


Nga analiza e provave të administruara, përfshirë komunikimet, deklarimet dhe dokumentacionin financiar, rezulton se organizatat jofitimprurëse (OJF-të), konkretisht OJF “Froboulus” dhe Qendra “ACA”, janë përdorur vetëm për të plotësuar formalisht dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin dhe për pasojë përfitimin e fondeve publike pranë Bashkisë Tiranë.



Këto OJF nuk kanë pasur asnjë rol real në organizimin dhe realizimin e projekteve, por kanë shërbyer si mbulesë ligjore për të krijuar përshtypjen e një aplikimi të rregullt dhe justifikimin e disbursimit të fondeve publike nga Bashkia Tiranë.


Një fakt i tillë është i nënvizuar në raportin e SPAK-ut, ku qartësisht tregohet se kemi të bëjmë vetëm me OJF fiktive, pra vetëm në letra dhe përfitime fondesh.



Ajola Xoxa krijonte OJF fiktive dhe aktive, ndërsa Veliaj firmoste fonde dhe pagesa për OJF-të e bashkëshortes së tij.


Një skemë që shpjegohet qartë edhe nga SPAK-u pas hetimeve.


Menaxhimi real i këtyre fondeve të përfituara nga këto aplikime kryhej nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila koordinonte mënyrën e shpenzimit të fondeve, lëshimin e faturave dhe transferimin e shpenzimeve drejt subjekteve të kontrolluara prej saj ose të lidhura me të.



Vendimmarrja për çdo pagesë dhe çdo faturë kalonte përmes miratimit të saj, duke dëshmuar kontroll të plotë mbi fondet publike të alokuara nga Bashkia Tiranë, që drejtohet nga bashkëshorti i saj, shtetasi Erion Veliaj.


Ky model tregon qartë ekzistencën e një skeme të mirorganizuar, ku OJF-të përdoren si instrumente formale për të siguruar financime publike, ndërsa fondet administrohen në mënyrë të centralizuar nga Ajola Xoxa apo Qendra “Harabel”, me qëllim final përfitimin e parregullt të shumave financiare nga kjo shtetase dhe bashkëshorti i saj./ CNA


“KORÇA BOOM”


bottom of page