top of page

SKËNDERBEU gati festën e Superligës/ 90 minutat dramatike luhen nesër në Laç

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Java e 31-të e kampionatit rikthehet nesër me të gjitha ndeshjet që do të luhen në të njëjtën orë, 15:00, sipas kalendarit zyrtar.


Kjo javë pritet të jetë vendimtare për fatet e sezonit, sidomos në garën për ngjitjen në Superligë. Skënderbeu është shumë pranë realizimit të objektivit, pasi mund ta sigurojë matematikisht ngjitjen që këtë javë. Një faktor kyç është përballja direkte mes ndjekësve të tij, që i hap rrugë bardhekuqve për të festuar më herët.


Vëmendja kryesore do të jetë në Laç, ku Laçi, që mban vendin e dytë, pret Pogradecin, skuadrën e vendit të tretë. Një hap fals i liqenorëve, i kombinuar me një fitore të Skënderbeut, do të vuloste përfundimisht ngjitjen e korçarëve në elitë.


Nga ana tjetër, Skënderbeu do të presë në shtëpi Kastriotin, në një ndeshje ku objektivi është i qartë: vetëm fitorja për të mbyllur matematikisht çështjen e ngjitjes në Superligë.


Ndërkohë, edhe sfidat e tjera të javës mbartin peshë të madhe, si për zonën “play-off” ashtu edhe për mbijetesën në kategori, teksa sezoni po shkon drejt fundit me vetëm 270 minuta lojë të mbetura.


Java 31

19 PRILL (NESËR)


15:00 Skënderbeu – Kastrioti

15:00 Laçi – Pogradeci

15:00 Apolonia – Besa

15:00 Lushnja – Iliria

15:00 Luftëtari – Burreli

15:00 Kukësi – Korabi

"KORÇA BOOM"





bottom of page