SKËNDERBEU superior ndaj Kukësit në Korçë/ Ja statistikat dhe faktet e përballjeve mes tyre
- 2 days ago
- 1 min read
Këtë të shtunë starton faza e tretë dhe Skënderbeu i vendit të parë në bazë të shortit do të presë në shtëpi Kukësin e vendit të fundit, pra numrin 12-të. Një ndeshje që duket e lehtë në letër, por që në fakt, kukësianët janë ndryshe me afrime dhe një ekip që mund të hapë probleme.
Përpos këtyre ajo që duhet thënë përpara këtij takimi që luhet të shtunën dhe starton në orën 16:30, ka të bëjë me faktin se statistikat e këtij dueli në stadiumin “Skënderbeu” flasin për vendasit në 10 përballjet e fundit mes tyre.
Skënderbeu dhe Kukësi kanë qysh nga viti 2018 dhe deri më sot që kanë luajtur 10 ndeshjet e fundit dhe në kaq ndeshje Skënderbeu ka arritur të fitojë 6 duele, dy takime kanë përfunduar në barazim dhe dy ndeshje kanë arritur ti fitojnë miqtë nga Kukësi.
Vlen të theksohet edhe fakti që Skënderbeu të gjitha fitoret i ka me diferencë me vetëm 1 gol, ndërkohë që Kukësi fitoren më të thellë e ka 4 vite më parë, teksa mposhtte Skënderbeun 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”.
Të shohim këtë të shtunë nëse do të arrijnë të fitojnë sërish bardhekuqtë që e kanë detyrim, apo Kukësi do të bëjë surprizën:
Skënderbeu-Kukësi 10 ndeshjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”
11.02.2024 Skënderbeu-Kukësi 1-0
23.09.2023 Skënderbeu-Kukësi 0-1
20.03.2022 Skënderbeu-Kukësi 1-1
06.11.2021 Skënderbeu-Kukësi 2-1
21.05.2021 Skënderbeu-Kukësi 2-1
30.01.2021 Skënderbeu-Kukësi 0-4
09.03.2020 Skënderbeu-Kukësi 2-1
19.10.2019 Skënderbeu-Kukësi 0-0
16.03.2019 Skënderbeu-Kukësi 1-0
04.10.2018 Skënderbeu-Kukësi 1-0
“KORÇA BOOM”



















