Sot në ditën e lindjes aktorja korçare Klaudeta Riza, feston 76 vjetorin e saj. I urojmë shëndet dhe jetë pa fund!
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Klaudeta, Riza (1949)
Lindi ne Korçe, me 2 qershor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega e drames, me 1972. Po kete vit filloi pune si aktore ne teatrin “Andin Zako Çajupi” të Korçës. Ështe martuar me aktorin Petrika Riza.
Spikati në disa role grash me vullnet të fortë, si nene Havaja te drama "Të pamposhturit" (1972) e Minush Jeros, apo ne misherimin e disa tipave e karaktereve me natyra te kunderta, here gra te mencura e te matura e here gra llafazane e nervoze, si Frosina te "Koprraci" e Molierit, Gazepe te "Martesa", Lucia tek "Interesi i pergjithshem", nena te "Denoncimi" e Ruzhdi Pulahes , nena te "Zgjohu Vasil", Zhuljeta te "Koka e tjetrit", Dhespina te "Pazari" etj.
Më vonë, përpos personazheve me mbartje dramatike e tragjike, ajo e kerkoi veten edhe ne gjedhet e komikes duke realizuar me sukses figura interesante ne teatrin e estrades, si profesorja te Bosi i shqiptarit, gruaja te "Leter nga larg", komshia te "Shpikesit"; po ashtu role te shumta ne Teatrin e Kukullave.
Ne figurat e viteve te fundit dallohet vecanerisht ajo e Kristines ne komedine "Zonjusha 39 vjeçe" e Saqellarisit dhe roli i nënës në komedinë "Kohë pa emër" e R.Pulahes *(2003), me te cilin fitoi edhe cmimin si ‘’Aktorja me e mirë femër’’ ne Festivalin ‘’Ballkan‘’(2005) dhe ‘’Flaka e Janarit‘’, 2003, në Gjilan, Kosove.
Ka nje zë të plotë, fjalë të qartë, temperament, përshtatshmëri të mirë temporitmike në marredhëniet me partnerët, sikundër edhe nje sens humori që përshfaqet lirisht gjate aktrimit.
“KORÇA BOOM”
