SOT radha e kategorisë së parë/ Pogradeci pret “dhurata” nga Burreli dhe Kastrioti. Skënderbeu sot 3 pikëshi është detyrim
- 4 hours ago
- 1 min read
Sot është radha e të gjitha ndeshjeve të kategorisë së parë, ndërkohë që java e 30-të do të jetë një javë jo pak vendimtare, sidomos për skuadrat e kreut të kësaj kategorie.
Në këtë mënyrë Pogradeci duket se e ka të “lehtë” pasi pret në shtëpi Kukësin, ndërkohë që dy skuadrat që ndodhen në krye kanë dy sfida të vështira.
Skënderbeu kryesues nga njëra anë luan në Burrel, atje një fitore do të bëntë që Skënderbeu të ishte me një hap në supelrigë. Po ashtu edhe Laçi i vendit të dytë luan ndaj Kastriotit në transfertë dhe janë dy ndeshjet me të rëndësishme të ditës së sotme.
Të gjitha takimet startojnë në orën 15:00, ndërkohë që ju sjellim më poshtë 6 ndeshjet e kësaj së shtune:
JAVA 30
11 PRILL (SOT)
ORA 15:00 Pogradeci-Kukësi
ORA 15:00 Kastrioti-Laçi
ORA 15:00 Burreli-Skënderbeu
ORA 15:00 Iliria-Luftëtari
ORA 15:00 Besa-Lushnja
ORA 15:00 Korabi-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















