Sot viktimë ishte MARJOLA, po nesër kush e ka radhën? Mediet greke publikojnë foton e çiftit shqiptar, si 40-vjeçari i mori jetën gruas...
- Korca Boom
- Aug 22, 2025
- 2 min read
Një tjetër gruaje shqiptare, nënë e katër fëmijëve i ndërpritet jeta në mes, pasi u vra brutalishrt nga dora e bashkëshortit të saj.
Këtë herë viktimë ishte Marjola Nakoleci, po nesër radhën kush e ka?
Mediat greke kanë publikuar pak më herët gjatë ditës së sotme foton e 36-vjeçares shqiptare të vrarë dhe bashkëshortit të saj, autor i dyshuar i ngjarjes brutale. Krimi i rëndë ndodhi ditën e sotme në Volos të Greqisë, në sy të fëmijëve të çiftit.
Një nga katër fëmijët i tha policisë se "pa babain duke therur mamin me thikë."
Mësohet se 40-vjeçari e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë bashkëshorten, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa një video e publikuar nga protothema.gr tregon një nga vajza e çiftit që mbërrin në vendngjarje dhe shikon pellgun e gjakuT në hyrje të pallatit.
Vajza e madhe foli për mediat, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta mes tyre.
Dhe mëngjesin e sotëm, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë, duke e goditur gruan në qafë e shpinë.
“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
Për t'i shpëtuar nga duart bashkëshortit agresiv, 36-vjeçarja vrapoi duke u larguar nga apartamenti. Por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.
Dhe më pas gruaja u rrëzua, ndërsa autori, duke e parë të mbuluar me gjak, ia mbathi nga vendngjarja.
Policia greke po vijon hetimet dhe kërkimet për autorin, i cili sipas mediave greke ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në muajin qershor.
“KORÇA BOOM”



















