top of page

Sulm brutalisht ndaj një 17-vjeçari, i riu dërgohet në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Një 17-vjeçar u dhunua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Mataragës, në Agrinio të Greqisë, teksa ndodhej në një lokal së bashku me miqtë e tij.


Sipas informacioneve paraprake, katër persona të maskuar mbërritën me taksi në vendngjarje, hynë në lokal dhe e nxorën me forcë të miturin jashtë, ku e goditën brutalisht. Dyshohet se njëri prej sulmuesve e ka kërcënuar edhe me thikë.


Policia greke ka bërë të ditur se ka identifikuar njërin nga autorët, një shtetas shqiptar, i cili aktualisht është shpallur në kërkim.

I mituri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spitalin e Agrinios, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.


Sipas miqve të të miturit, shkaku i sulmit dyshohet të ketë qenë një keqkuptim i çastit, pa ndonjë konflikt të mëparshëm serioz. Megjithatë, autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page