top of page

Tek Skënderbeu nuk ka vetëm afrime, por edhe largime – largohet sulmuesi Ardit Nikaj

  • Jul 4, 2025
  • 1 min read

Një tjetër talent shqiptar nis një aventurë të re jashtë vendit. Sulmuesi 23-vjeçar Ardit Nikaj i jep fund qëndrimit te Skënderbeu dhe bashkohet me skuadrën polake Wisła Kraków, një nga klubet më të njohura në vend, me 22 trofe në histori.


Transferimi është realizuar fillimisht në formë huazimi, me mundësinë e një kalimi të përhershëm nëse lojtari bind stafin teknik dhe drejtuesit e klubit.

Nikaj është formuar te akademia e Vllaznisë, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat.


Në vitin 2021 ai iu bashkua Skënderbeut, ku u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të sulmit.


Ky është një hap i madh në karrierën e sulmuesit shkodran, i cili synon të lërë gjurmë në futbollin europian.

“KORÇA BOOM”


bottom of page