top of page

Pezullohet nga detyra efektivi i policisë, dyshohet për lidhje me persona me precedent penal

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se është ekzekutuar vendimi i gjykatës për pezullimin nga detyra të inspektorit me inicialet E.K., i cili shërbente si oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit.


Gjykata ka vendosur gjithashtu ndaj tij masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.


Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nga hetimet ka rezultuar se punonjësi i policisë, duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundërligjshëm.

"KORCA BOOM"


bottom of page