top of page

Sherr mes kunatave, përfundon në Prokurori edhe bashkëshorti

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në Librazhd është referuar në Prokurori një rast konflikti mes dy kunatave, pas një denoncimi për dhunë.


Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur procedim ndaj dy shtetaseve me inicialet S.Sh., 39 vjeçe dhe S.Sh., 29 vjeçe.


Nga verifikimet rezulton se 39-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se e ka dhunuar psikologjikisht kunatën e saj.


Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.


"KORCA BOOM"


bottom of page