top of page

Temu, AliExpress dhe Amazon nën rregulla të reja në Shqipëri, çfarë do të ndryshojë?

6 hours ago
1 min read

Platformat e njohura ndërkombëtare të tregtisë elektronike, si Temu, AliExpress dhe Amazon, do të duhet të respektojnë rregullat shqiptare për sigurinë e produkteve që u shesin konsumatorëve në Shqipëri.


Kjo parashikohet në projektligjin e ri për sigurinë e produkteve joushqimore, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, i cili synon të vendosë detyrime ligjore edhe për platformat dhe tregtarët e huaj që operojnë në tregun shqiptar përmes internetit.


Sipas nismës, një produkt do të konsiderohet i vendosur në dispozicion të tregut shqiptar edhe në rastet kur shitet përmes një platforme ndërkombëtare, nëse oferta i drejtohet konsumatorëve në Shqipëri.


Një nga ndryshimet kryesore lidhet me faktin se kompanitë e huaja nuk do të mund të shmangin detyrimet vetëm për shkak se nuk kanë prani fizike në vend.


Sipas nenit 5 të projektligjit, nuk është e nevojshme që kompania të ketë seli, magazina apo dyqane fizike në Shqipëri që produktet e saj të konsiderohen pjesë e tregut vendas.


Në këtë mënyrë, synohet që edhe produktet e porositura nga platformat e huaja të përmbushin standardet e sigurisë dhe të mos përbëjnë rrezik për konsumatorët shqiptarë.


Projektligji pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për tregtinë online, duke zgjeruar përgjegjësinë e kompanive ndërkombëtare për produktet që tregtojnë në Shqipëri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page